Botë
Itali, rritet në 7 numri i të vdekurve nga virusi Korona
25.02.2020 13:18
Është rritur në shtatë numri i personave të vdekur nga virusi Korona në Itali, ndërsa 232 persona rezultojnë të prekur....
Masat e aktivizuara nga autoritetet për të penguar përhapjen e virusit përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në 11 bashki në Itali në rajonin verior, që janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë.
Kryeministri italian, Giussepe Conte, në Frontiere su Raiuno, shpjegon se një nga arsyet e shpërthimit të virusit është edhe keqmenaxhimi i “një spitali” jo në përputhje me protokollet. Ai gjithashtu kërkoi nga kryebashkiakët jashtë zonës së infektimit të mos veprojnë vetëm, pa indikacione nga Roma.
