Botë
Ndërroi jetë ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak
25.02.2020 13:44
Ish-presidenti shumëvjeçar i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur sot në moshën 91 vjeçare...

Ish-presidenti shumëvjeçar i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur sot në moshën 91 vjeçare, transmeton DPA.
Mubarak ka qenë politikan dhe ish-president i Egjiptit për gati tre dekada, para se të rrëzohej nga ushtria në shkurt të vitit 2011.
Rrëzimit të tij nga pushteti i paraprinë protesta në të gjithë vendin.
Në qershor të vitit 2012, ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes popullore dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Por një gjykatë e lartë e shfuqizoi dënimin dhe Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017./mia
