Botë
Në Xhakartë janë përmbysur rreth 10.000 shtëpi
25.02.2020 14:05
Të reshurat e mëdha të shiut shkaktuan vërshime në disa pjesë të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartë...

Të reshurat e mëdha të shiut shkaktuan vërshime në disa pjesë të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakartë.
“Janë vërshuar 81 lokacione në Xhakartë, duke përfshirë edhe biznes qendrën. Priten të reshurat e mëdha të shiut dhe era e fuqishme të vazhdojnë deri nesër. I bëjmë thirrje opinionit të jetë i gatshëm”, deklaroi zëdhënësi i Agjencisë kombëtare për menaxhim me katastrofa, Agus Vibovo.
Ai shtoi edhe se moti i keq ka shkaktuar kaos në komunikacion.
Guvernatori Anies Basvedan deklaroi se rreth 10.000 shtëpi janë përmbysur.
Përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës janë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit të të reshurave.
Gjatë fundjavës 10 nxënës e kanë humbur jetën nga përmbysjet e lumit Xhogxhakarta në Javën qendrore.
Në përmbysjet që në janar e kanë goditur Xhakartën dhe qytetet e afërta jetën e kanë humbur të paktën 66 persona./mia
