Botë

Obama, bën thirrje për ndihmë më të madhe kundër “Ebolës”

07.10.2014 14:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk është sa duhet agresiv në konfrontimin me sëmundjen “Ebola”...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk është sa duhet agresiv në konfrontimin me sëmundjen “Ebola” në Afrikën Perëndimore, nga e cila deri tani kanë vdekur afro 3,400 njerëz.
 
Gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ai tha se synon të bëjë presion në shefat e tjerë të shteteve të jashtme “që të sigurojnë se ata po bëjnë çdo gjë të mundshme për t’u bashkuar në këtë përpjekje”.
 
Obama, më tutje ka theksuar se gjasat për përhapje të “Ebolës” në Shtetet e Bashkuara janë “ekstremisht të vogla”, por administrata, sipas tij, po e shqyrton mundësinë e kontrollit plotësues me skanerë në aeroportet amerikane, për njerëzit që vijnë nga vendet më të prekura të Afrikës Perëndimore. 
 
Aktualisht, personi i parë i diagnostikuar me sëmundjen “Ebola” në Shtetet e Bashkuara është një infermiere spanjolle në kryeqytetin e Madridit, konfirmon “El Pais”. Infermierja spanjolle ka rezultuar pozitive në të dyja testet e kryera, ndërsa ajo është infektuar nga një misionar i ardhur nga Sierra Leone, të cilin e kishte vizituar më 25 shtator.