Maqedoni

Stefanovski: Zgjedhjet ngadalësojnë ecurinë e reformave

25.02.2020 15:22

Maqedonia e Veriut po ecë me hapa të shpejtë drejt BE-së, por zgjedhjet e 12 prillit....

Maqedonia e Veriut po ecë me hapa të shpejtë drejt BE-së, por zgjedhjet e 12 prillit i kanë ngadalësuar reformat në vend, vlerëson drejtori i Qendrës “Eurothink”, Ivan Stefanovski. Por, sektori civil në vend është optimist se RMV nëse arrin të marrë raport pozitiv nga Komisioni Europian, vendi mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në muajin mars.
 
“Për fat të keq që nga momenti i lajmërimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është vërejtur një tempo më e ngadaltë në implementimin e reformave të nevojshme dhe mendimi ynë është se e njëjta do të jetë aktuale deri në përfundimin e zgjedhjeve, por edhe deri në themelimin e Qeveris së re. Nuk dua të spekuloj, por paralajmërimet janë pozitive, posaçërisht pasi i bëri publike pozicionet e Francës presidenti i këtij vendi, Makron, kështu që nëse marrin raport pozitiv nga Komisioni Europian, ku ne si sektor civil kemi shpresa, në atë rast bisedimet mund të fillojnë që nga muaji mars.”,- tha drejtori i Qendrës “Eurothink”, Ivan Stefanovski.
 
Sipas Stefanovskit, Bashkimi Europian akoma vazhdon të vlerësojë se sektorët më të dobëta të RMV-së janë katër shtyllat në të cilat edhe më herët janë vlerësuar si pikat më të dobëta, siç janë: sundimi i së drejtës, duke veçuar gjykatat si çështje bazë e problemit, pastaj reforma në administratën publike, përmbyllja e reformave në sektorin e sigurisë dhe rastet e korrupsionit të lartë. Këto vlerësime u bënë me rastin e publikimit të platformës EU.org nga ana e “Eurothink”, nëpërmjet të cilës qytetarët më detajisht do të kenë mundësi të njoftohen me ecurinë e vendit në rrugën eurointegruese. 
 
FITIM KRYEZIU