Botë

Mogherini: Brukseli duhet të vazhdojë me politikën e zgjerimit

07.10.2014 14:52

Përfaqësuesja e ardhshme e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thotë se Brukseli duhet të vazhdojë me politikën e zgjerimit...

Ajo tha se zgjerimi i BE-së është garancia më e mirë për transformimin, demokratizimin dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Ajo vlerëson se dimensioni rajonal është vlerë shtesë e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa e vetëdijshme për situatat aktuale në këtë rajon, Mogherini tha se nëse hiqet dorë nga bashkimi i këtyre vendeve, BE do të përballet me rrezikun që vështirësitë dhe problemet të shtohen edhe më shumë.  

Në lidhje me Maqedoninë, së cilës ajo iu referua me referencën IRJM, Mogherini tha se duhet kërkuar vullnet politik për të zgjidhur kontestin e emrit.

Mogherini, nënvizoi se edhe BE do të duhet të jetë e përgatitur për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në çastin kur ato do të përmbushin kushtet për anëtarësim.