Maqedoni
Cakaj: Hapet konsullata e përgjithshme në Strugë
25.02.2020 18:39
Teksa Brukseli diskuton rreth datës, dy vendet vazhdojnë të përforcojnë marrëdhëniet mes tyre....

Teksa Brukseli diskuton rreth datës, dy vendet vazhdojnë të përforcojnë marrëdhëniet mes tyre. Ministri i jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj, dha lajmin e hapjes, në Strugë, të konsullatës së Shqipërisë.
“Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuara, ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut. Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen - rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon”, shkroi Cakaj në Facebook.
