Botë

Një hotel në Austri në karantinë për shkak të koronavirusit

26.02.2020 09:38

Një tjetër hotel në Evropë prej sot është në karantinë për shkak të paraqitjes së koronavirusit të ri...

Bëhet fjalë për “Grand Hotel Evropa” në qytetin austriak Insbruk, ku recepsionisti, shtetas i Italisë, është infektuar me koronavirus.

Ndryshe, në Insbruk janë regjistruar dy personat e parë në Austri, të cilët janë pozitivë me virusin e quajtur Kovid-19.

Në fillim të javës, hoteli në ishujt Kanare u vendos në karantinë pasi u konfirmua se mysafirë në hotel, çift i martuar, janë pozitivë me virusin./mia