Botë
Rasti i parë i Kovid-19 në Amerikën Jugore është regjistruar në Brazil
26.02.2020 10:22
Rasti i parë i koronavirusit të ri në Amerikën Jugore është regjistruar në Brazil, njofton gazeta “Fola di Sao Paolo”...

Testi i përsëritur i një burri gjithashtu ishte pozitiv. Mostrat janë dërguar edhe deri tek instituti special për konfirmim përfundimtar.
Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se testi preliminar është pozitiv.
Bëhet fjalë për burrin 61 vjeçar, i cili nga 9 deri më 21 shkurt ishte në udhëtim afarist në rajonin verior afarist Lombardia, epiqendra e infektimit në Evropë.
Ai dje është pranuar në klinikë në qytetin Sao Paolo dhe autoritetet analizojnë me kë ka qenë në kontakt./mia
