Botë
Shtetet e botës përgatiten për mbrojtje nga koronavirusi
26.02.2020 11:03
Shtetet në botë përgatiten për mbrojtje nga përhapja eventuale e koronavirusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 2.763 persona...

Shtetet në botë përgatiten për mbrojtje nga përhapja eventuale e koronavirusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 2.763 persona, ndërsa janë infektuar 80.970.
Më shumë të infektuar në Evropë ka në Itali, ku kanë vdekur 11 persona, ndërsa pozitiv ndaj virusit janë rreth 300. Raste të para janë vërejtur edhe në Kroaci, Zvicër dhe Austri, transmeton CNN.
Në Britaninë e Madhe, por edhe në vende tjera evropiane, nxënësit që kthehen nga ekskursioni këshillohen një kohë të qëndrojnë në shtëpi, Gjithashtu, janë lëshuar edhe rekomandime të mos udhëtohet në Itali.
Autoritetet në SHBA komunikuan se presin përhapje të infeksionit nga koronavirusi i ri i quajtur Kovid-19 dhe u bënë thirrje shkollave, kompanive dhe autoriteteve lokale të mendojnë për masat e kujdesit, siç është anulimi i ngjarjeve publike.
Shefja e Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve Nensi Mesoner tha se pret përhapje të virusit në SHBA.
Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hant paralajmëroi se në Australi do të mbyllen shkollat dhe do të anulohen ngjarjet sportive, nëse vjen deri në epidemi të madhe të koronavirusit.
Në Australi janë regjistruar 23 raste pozitive të virusit.
Raste të reja të virusit janë vërejtur edhe në Hong-Kong, Bahrein, Tajlandë, Filipine dhe Japoni./mia
