Botë

Dy persona në Sofje ndiqen për koronavirusin e ri

26.02.2020 11:52

Në Akademinë ushtarake mjekësore (AUM) në Sofje mbrëmë janë pranuar dy persona të cilët kanë arritur nga Italia...

Në Akademinë ushtarake mjekësore (AUM) në Sofje mbrëmë janë pranuar dy persona të cilët kanë arritur nga Italia dhe janë nën mbikëqyrje pasi që kanë simptoma minimale të ngjashme me gripin, kumtoi drejtori i përgjithshëm i AUM-së, Vencillav Mutafçijski.

Siç njofton agjencia Bgnes, duke e përmbledhur punën e Shtabit operativ kombëtar Mutafçijski sot në mëngjes informoi se dy persona kanë simptoma minimale.

“Për secilin që vjen nga jashtë vendit – nga zona me rrezik, sistemi tenton t’i vendos në karantinë. Të gjithë ata të cilët nuk kanë kurrfarë shenja të sëmundjes, duhet të kenë higjienë shtëpiake”, sqaroi Mutafçijski.

 Ai theksoi se nga Rumania vijnë lajme të rrene, se në Rusi ka vatër të koronavirusit, që nuk është e saktë./mia