Në Indi gjenden 21 prej 30 qyteteve më të ndotura në botë
India përsëri u gjend në krye të listës vjetore të qyteteve me cilësi më të keqe të ajrit në botë...

India përsëri u gjend në krye të listës vjetore të qyteteve me cilësi më të keqe të ajrit në botë, tregojnë të dhënat e raportit të ri vjetor, përderisa qytetet kineze vazhdojnë të tregojnë shenja të përmirësimit në raport me vitin paraprak, transmetoi Si-En-En.
Sipas të dhënave të bëra të ditura në Raportin vjetor për cilësinë botërore të ajrit për vitin 2019, në Indi gjenden 21 prej 30 qyteteve me ajër më të keq të ndotur, ndërsa gjashtë prej tyre janë në mesin e dhjetë të parëve.
Gaziabad, qytet në afërsi të kryeqytetit Nju-Delhi, në veri të shtetit Utar Pradesh, vitin e kaluar ishte renditur si qyteti më i ndotur në botë, me koncentrim mesatar të PM 2,5 grimcave prej 110,2.
Kjo është shumë larg nivelit të cilin Agjencia amerikane e Mjedisit Jetësor e konsideron si të shëndoshë, madje nëntë herë më shumë.
Ndërsa vitin e kaluar në nëntor nga Nju-Delhi ishte shpallur situatë e jashtëzakonshme pasi indeksi i cilësisë së ajrit tejkaloi 800, që është më shumë se tri herë mbi nivelin e “rrezikshëm”.
Grimcat mikroskopike, me diametër më të vogël se 2,5 kilometrave, vlerësohen si shumë të dëmshme sepse janë mjaftueshëm të vogla që të hynë në mushkëri dhe sistemin kardiovaskular.
Grimcat PM 2,5, përfshijnë në vete ndotës si sulfuri, nitrati dhe karbon i zi. Ekspozimi në grimca të tilla ka lidhje me gjendjen e gjoksit dhe problemeve në zemër dhe mund t’i dobësojë funksionet njohëse dhe imune.
Sipas OBSH-së, ndotja e ajrit shkakton rreth shtatë milionë raste të parakohshme të vdekjes brenda një viti në botë, kryesisht si rezultat i vdekshmërisë së rritur nga sëmundjet kardiovaskulare, karcinomë dhe funksione respiratore./mia
