Kroaci, regjistrohet rasti i dytë me virusin Korona
Derisa në Itali shkon në 11 numri i viktimave nga virusi Korona...

Derisa në Itali shkon në 11 numri i viktimave nga virusi Korona, në Kroaci regjistrohet rasti i dytë i të infektuarve me këtë virus.
Ministri kroat i shëndetësisë, Vili Berosh, ka deklaruar se është regjistruar edhe rasti i dytë në Kroaci me koronavirus.
Dje në mediat kroate është raportuar se një 26-vjeçar që kishte qëndruar tri ditët e fundit në Milano së bashku me partneren e tij, ishte prekur nga koronavirusi.
Ai është futur menjëherë në karantinë në klinikën e sëmundjeve infektive në Zagreb. Në këtë klinikë aktualisht ndodhen edhe tre persona tjerë që janë në fazën e testimeve të koronavirusit.
Sipas mediave kroate është konfirmuar se partnerja e të infektuarit ka rezultuar negative në testet e bëra për virusin Korona. Kurse tashmë është regjistruar edhe rasti i dytë me koronavirus në Kroaci.
Bëhet fjalë për vëllanë e 26 vjeçarit që është infektuar, i cili kishte shkuar për pushime në Milano për të shikuar një ndeshje se Ligës së Kampionëve.
