Maqedoni

16 vite nga aksidenti ajror, përkujtohet ish-presidenti, Boris Trajkovski

26.02.2020 15:35

U bënë 16 vjet nga aksidenti tragjik ajror në Rotimle të Bosnjës...

U bënë 16 vjet nga aksidenti tragjik ajror në Rotimle të Bosnjës, ku humbi jetën ish-presidenti, Bors Trajkovski. Një delegacion i lartë qeveritar vendosi kurora lulesh në varrin e tij në Butel. Ish-presidenti i ndjerë u përkujtua edhe nga krerët e politikës përmes mesazheve në rrjetet sociale. Për të 15-n herë me radhë, Shoqata e alpinistëve “Entuziast”, marshoi nga Strumica - qyteti i lindjes së presidentit të ndjerë, deri në Shkup.
 
“Ai ishte një njeri i madh, një njeri i mrekullueshëm, me zemër të madhe. Njeri i cili i donte të gjithë pa dallim fesë, partisë, kombësisë dhe ne pikërisht për këtë shkak një vit pas varrimit të tij, vendosëm të organizojmë marsh nga Strumica deri në Shkup.”,- deklaroi Dushko Qosev nga Shoqata e Alpinistëve “Entuziast”.
 
Ish-presidenti Trajkovski së bashku me një delegacion 8 anëtarësh që udhëtonte në Konferencën Ndërkombëtare në Mostar, humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt të vitit 2004. Trajkovski do të mbahet mend edhe si president që nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.
 
BELINDA KOKA ADEMI