Maqedoni

"Paraqite presionin" - zëvendësministrja në MSHIA, fushatë për zgjedhje të lira

26.02.2020 15:50

Zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska - Stojkovski, nisi fushatën "Paraqite presionin"...

Ajo inkurajon të gjithë të punësuarit të sektorin publik, të paraqesin çdo lloj presioni eventual ndaj tyre e çdo përpjekje për blerje të votës nga kushdo qoftë në këtë periudhë parazgjedhore. 
 
"Të punësuarit në sektorin publik janë qytetarë të lirë dhe si të tillë duhet ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, pa kurrfarë presion. Inkurajoj të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme i kanë frikësuar dhe kanë pasur presione në mënyra të ndryshme, ndërsa janë pjesë e të punësuarve në administratën publike, të vijnë dhe të na vizitojnë në aktivitetet të cilat do t’i organizojmë.”,- tha zëvendësministrja e Administratës, Nevenka Stamenkovska-Stojkovski.
 
E pyetur nëse ka pasur deri tani ankesa, zëvendësministrja thotë se ka pasur më shumë paraqitje për presione për dalje në mitingjet e një partie politike.
 
“Në ngjarjen që e organizonte LSDM u publikua edhe video regjistrimi ku thuhet se nën presion të punësuarit në ndërmarrjen e transportit publik duhet patjetër të dalin në protestë edhe atë me rekomandim të drejtorit, madje edhe se ata që nuk do dalin në protestë do pushohen nga puna. Kishim raste të tilla edhe në një institucion në Shtip e Koçan.”,- deklaroi zëvendësministrja e Administratës, Nevenka Stamenkovska – Stojkovski.
 
Fushata e zëvendësministres fillon javën e ardhshme në Shtip, Krivapallankë, Shën Nikollë dhe Manastir.
 
GYLTENE SINANI