Maqedoni
Ekspertët: Shiten më shumë banesa se sa jepen leje ndërtimi
26.02.2020 16:50
Në komunën e Qendrës dhe Karposhit blihen më shumë banesa se sa lëshon leje komuna.....

Kjo në të ardhmen mund të sjellë rritje të çmimeve, tregojnë analizat e Kompanisë “Fortnomka”. Pikërisht në këto dy komuna edhe çmimet e banesave janë më të larta, gjegjësisht në Qendër çmimi për metër katror është 1062 euro, kurse në Karposh 1022 euro. Çmimet më të lira janë në Çair 790 euro dhe në Gjorçe Petrov 780 euro për metër katror.
“Karposhi ka shitur 539 banesa, kurse në Karposh janë dhënë vetëm 54 leje ndërtimi. Po shiten më shumë banesa se sa komuna lëshon leje ndërtimi dhe është e natyrshme që nëse ky trend vazhdon kërkesa të jetë më e madhe dhe të ketë presion në çmime. Në afat të shkurtër nuk do të ketë implikime, por nëse ky trend vazhdon, atëherë do të ketë.”,- tha drejtori i “Fortnomka”, Vllatko Bogoevski.
Aerodromi është komuna në të cilën ndërtohet më shumë. Në vitin 2019 në këtë komunë janë lëshuar 1542 leje për ndërtim. Analizat tregojnë që në periudhën e ardhshme do të rriten edhe çmimet për qendrat tregtare, ndërsa çmimet e objekteve për zyra do të mbeten stabile.
ERSAN PAJAZITI
