Maqedoni
Frika nga Covid 19, kontrolle në kufij, masa shtesë në çerdhe
26.02.2020 17:13
Ata që kryejnë kontrollin e udhëtarëve në pikat kufitare janë të siguruar...

Ata që kryejnë kontrollin e udhëtarëve në pikat kufitare janë të siguruar me masa mbrojtëse e doreza, por ndonjë kontroll më i detajuar nuk u bëhet, thonë qytetarët e intervistuar nga TVM. Disa prej tyre kanë kaluar nëpër më shumë kufijve pa kontrolle shtesë.
“Shoh këtu se njerëzit mbajnë vetëm maska mbrojtëse.”,- tha një udhëtar.
“Nuk kemi frikë sepse po vijmë në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, por në përgjithësi edhe trembemi.”,- theksoi një udhëtar.
“Nuk kemi pasur kontroll përmes Hungarisë.”,- u shpreh një udhëtar.
Autoritetet apelojnë se përveç maskave, e rëndësishme është higjiena e duarve, pasi ashtu bartet virusi. Janë marrë masa për dezinfektimin e kopshteve e çerdheve ku fëmijët më të vegjël nuk mund të kujdesen vetë për higjienën personale. Por, më të vegjlit mësohen rreth rëndësisë së larjes së shpeshtë të duarve.
“Një nga masat kolektive është larja e rregullt e duarve tek fëmijët para çdo vakti të ngrënies me ujë dhe sapun, pastaj me xhel dezinfektues dhe më pas është edhe ajrosja e hapësirave.”,- deklaroi një mësuese nga Kopshti “Lule të gëzuara”.
Në Francë është shënuar viktima e parë nga Covid-19, ku dhe janë shënuar 17 persona të infektuar.
Në Gjermani numri i të infektuarve ka arritur në 17. Zvicra ka konfirmuar rastin e parë me virus, në Austri ka 2 të tillë.
Nga virusi Covid-19 kanë vdekur më shumë se 2,700 persona, shumica e tyre në Kinë, por të infektuar ka në 30 vende të tjera e numri i tyre është rritur në 80.114.
VLORA LATIFI TOPOJANI
