Maqedoni

Të ardhurat personale për 2018, DAP: Fitimi më i madh vjetor, 71.1 mln euro

26.02.2020 17:23

Drejtoria për të Ardhura Publike prezantoi të ardhurat bruto më të larta të paraqitura për vitin 2018...

Në krye të listës është një banor i Shkupit, i cili arriti të ardhurat më të larta vjetore bruto prej mbi një miliardë e 56 milion denarë, ose 71,1 milion euro. I dyti në listë është gjithashtu banor i Shkupit me të ardhura bruto prej 7.3 milion euro. Në top 10, në listën e të ardhurave më të larta nga vetëpunësimi janë avokatët, noterët, përmbaruesit dhe hotelierët. Pagat më të larta bruto vjetore në vitin 2018 u paguan në sektorin e shëndetësisë. 
 
“Sipas të dhënave të paraqitura, paga më e lartë vjetore bruto u pagua në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 183 milion denarë. Listat e pagave më të larta bruto gjithashtu përfshihen edhe në sektorin e duhanit dhe produkteve të duhanit, programimet kompjuterike, barnatoreve, ndërtimin e ndërtesave të banueshme dhe objekteve jotëbanueshme.”,- tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
 
Zyra e të Ardhurave Publike dorëzoi deklarata të plota vjetore të taksave për 795,953 qytetarë, të cilët kishin të ardhura totale bruto prej 309 miliard denarë me 18.5 miliard denarë taksa personale. 
 
SEDAT SELIMI