Maqedoni

Shtohet bilanci i viktimave në Rramanli, ndërroi jetë edhe 35 vjeçarja e lënduar

26.02.2020 18:12

Ka shkuar në pesë numri i viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli....

35 vjeçarja, e cila ndërroi jetë sot, nuk ka mundur t'ju mbijetojë plagëve të marra dhe komplikimeve të tjera në organet vitale, si pasojë e djegies së trupit mbi 80%. Nga Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” njoftojnë gjithashtu se gjendja shëndetësore  e  dy të lënduarve të tjerë ngelet akoma kritike.
 
“Edhe përkundër angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, por si pasojë e lëndimeve serioze të cilat nga ana e mjekëve u vlerësuan si  inkopmatibile me jetën, rreth orës 13:20 ndërroi jetë pacientja 36 vjeçe. Gjendja e dy të lënduarve të tjerë mbetet akoma kritike dhe që të dy, gruaja 45 vjeçe dhe burri 50 vjeç, janë në aparate për frymëmarrje artificiale.”,- u tha nga “Urgjenca e QKU “Nënë Tereza”.
 
Në gjendje të rëndë shëndetësore gjenden gjithashtu edhe dy pacientët që janë në trajtim intensiv në spitalin e qytetit të Shkupit, 30 vjeçarja me djegie mbi 80% dhe djaloshi 10 vjeç, me shkallë të tretë të djegies. Përmirësim është shënuar tek 28 vjeçarja shtatzënë të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Në tragjedinë e shkaktuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Rramanli të Kumanovës, humbën jetën 3 fëmijë. Plagëve të rënda një ditë pas aksidentit iu nënshtrua edhe kryefamiljari.  
 
REJHAN BUSHI METAJ