Maqedoni
Edhe 5 ditë afat për shlyerjen e borxheve
07.10.2014 15:03
Ditën e hënë është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për shlyerjen e borxheve nga kategoritë sociale të qytetarëve...

Zgjatje të afatit nuk do të ketë, prandaj kompetentët i ftojnë qytetarët që të aplikojnë në Qendrat për Punë Sociale. Deri më tani janë dorëzuar rreth 34 mijë kërkesa, ndërsa vendimet e para priten mes 20 dhe 25 tetorit.
“Deri më tani janë dorëzuar rreth 34 mijë kërkesa për shlyerjen e njëhershme të borxheve, më shumë kërkesa ka prej qytetit të Shkupit, rreth 11 mijë. Kumanova ka rreth 4,5 mijë, pastaj vijnë Prilepi, Tetova, Gostivari, dhe Strumica”- tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
“Edhe 5 ditë ngelin deri tek afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për shlyerjen e borxheve, d.m.th. më 13 tetor ora 1 e 30 min dhe ftoj qytetarët që mos të presin momentin e fundit, sepse do të ketë shumë fluks të qytetarëve”- u shpreh ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
Kërkesa për shlyerjen e borxhit mund të dorëzojnë personat që janë shfrytëzues të ndihmave sociale, si dhe personat e papunësuar, ata që kanë përjetuar humbje të ndonjë familjari dhe nga kjo arsye nuk kanë arritur që t’i paguajnë obligimet, si dhe qytetarët që kanë të ardhura vjetore më pak se 100 mijë denarë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
