Maqedoni

Virusi Korona, identifikohen 9 qytetarët që udhëtuan me 50 vjeçaren e infektuar

26.02.2020 21:01

50 vjecarja e dedektuar me virusin Korona, momentalisht është në gjende stabile....

50 vjecarja e dedektuar me virusin Korona, momentalisht është në gjende stabile. Ajo është struar në klinikën infektive në përkujdesje intensive. Ka një formë të lehtë të virusit tha ministri Filipce në pres konferencën e mbajtur gjatë mbrëmjes. Kushdo që ka pasur kontakte me të infektuarën do të mbetet në shtëpi deri sa të përfundojnë tesimet dhe të jepen rezultatet. Edhe ata do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.
 
“Janë identifikuar të gjithë pacientët që gjendeshin me të në furgon. Janë 9 përsona, 8 udhëtarë dhe shoferi. Janë identifikuar në një vend në Shkup dhe në tre vende në Strumicë. Për momentin janë dërguar ekipet e epidemiologëve për të kontrolluar dhe pyetur këta persona dhe për të tjerët me të cilët ata kanë komunikuar. Për momentin do të qëndrojnë  në izolim total shtëpiak nën mbikqyrje policore. Në varësi me të dhënat se me sa njerëz kanë kontaktuar, do të vendoset nëse do të vazhdojë izolimi, apo do të zhvendosen në repartet infective për ti mbajtur nën kotroll.”- tha Filipçe.
 
Sipas ministrit, pacientja nuk ka dhënë informatat e duhura gjatë kalimit në vendkalimin kufitar sepse nëse do kishte treguar, do ishte mbajtur menjëherë në izolim. Ripërsëriti edhe një herë se situata është nën kontroll. 
 
“Dua të apeloj gjithsesi se nuk ka hapësirë për panikë. Edhe më parë kemi pasur epidemi,  e nuk është nevoja të mbani furnizime shtesë në shtëpi. Që nga fillimi kemi ndërrmarë masa dhe e kemi marrë parasysh se virusi ëhstë asimpotmatik. Apeloj që qytetarët të informohen nga ministria e shëndetësisë sepse në ekipet tona ka njerëz me mjaft experience.”- tha ministri.
 
Autoritetet apelojnë që qytetarët të ndjekin udhëzimet e mjekëve, nëse vërejnë simptoma të lajmërohen menjëherë në qendrat e shëndetit publik.