Maqedoni

Mijallkov: BSP-ja ishte përgjegjëse për “Monstrën”

27.02.2020 10:49

Me dëshminë e ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”...

Me dëshminë e ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”, që ka të bëj me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës me 12 prill të vitit 2012. Mijallkov sipas dëshmisë ka mësuar për ngjarjen 30 minuta pas vrasjes. Rastin e ka udhëhequr Byroja për Siguri Publike derisa Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka ndihmuar në dhënien e informatave.

“DSK-ja ishte e kyçur në rolin e grumbullimit të informatave në bazë të njohurive operative. Për këtë rast ishin të angazhuara të gjitha resurset e DSK-së dhe BSP-së”, ka sqaruar Mijallkov në pyetjen e prokurores Fatime Fetai. 

Ndërkohë, prindi i njërit nga 5 djemtë e vrarë Goran Naqevski e pyeti Mijalkovin, a është e vërtetë se shërbimet e fshehta janë përzier në rastin Monstra ashtu siç Zaevi u ka thënë nënave të djemve të vrarë gjatë një takimi në qeveri. Mijalkov është përgjigjur se ai mund të përgjigjet si dëshmitar për atë që ka dëgjuar dhe parë. Për çfarë përzierje ju ka thënë Zaevi ai me të vërtet nuk di thotë Mijalkov. Pas Mijallkovit për këtë rast gjatë seancës së sotme duhet të dëshmojnë edhe Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.