Sportet E Tjera
Kampioni olimpik, amerikani Majkell Felps pezullohet per 6 muaj nga federata amerikane e notit.
07.10.2014 15:35
Federata amerikane e Notit ka suspenduar per gjashte muaj nga pishinat Majkell Felpsin...

Kampioni i notit para nje jave ishte ndalur nga policia amerikane në Baltimore, perderisa ai po drejtonte automjetin.
29- vjeçari iu nënshtrua testeve të policisë, të cilat treguan një nivel të alkoolit pothuajse dy herë mbi kufirin e lejuar pasi konstatoi se automjeti po ecte me shpejtësi më shumë se 130 km/h, ndërsa kufiri i lejueshëm në atë itinerar ishte 70 km/h.
Në fakt, për notarin, ky është arrestimi i dytë për një shkelje të ngjashme Veprimi i parë i kundërligjshëm i tij daton në vitin 2004, kur ishte vetëm 19 vjeç dhe u dënua me 18 muaj.Vendimi i federates amerikane te notit eshte qe Majkell Felps te mos kete drejte konkurimi plote gjashte muaj, qe do te thote se ai nuk do te jete pjese ne kampionatin boteror qe do te zhvillohet Azanj.
Felpsit do ti ndalet edhe rroga mujore nga federata amerikane e notit. Majkell Felps te dielen kerkoi falje per gabimin e bere duke thene se gjate periudhes se ardhshme ai do te kerkoje ndihme nga mjeket per tu rehabilituar pas varesise nga alkoholi.
Felps është kampioni me më shumë medalje në çdo sport në historinë e Lojërave Olimpike (22 medalje, nga të cilat 18 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi).