Maqedoni
OBSh: Nuk ka nevojë për panik, RMV i ka marrë masat e nevojshme
27.02.2020 14:38
Rastet me virusin Korona në nivel global vazhdon të rritet, por nuk ka nevojë për përhapje paniku...

Rastet me virusin Korona në nivel global vazhdon të rritet, por nuk ka nevojë për përhapje paniku, porosisin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ku është regjistruar një rast me virusin Korona, drejtori i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge, thA se institucionet e vendit janë të gatishmëri për t’u përballur me këtë virus.
“Maqedonia e Veriut po bën atë që i rekomandon OBSh-së, madje që para se të paraqitet rasti i parë në vendin tuaj, ishte veç më i formuar komiteti multi-sektorial për raste urgjente nën direktiva të kryeministrit. Është bërë hulumtimi i kapaciteteve që posedon vendi dhe janë në dispozicion disa institucione shëndetësore për pranim të rasteve. E vetmja gjë që duhet bërë autoriteteve është që të qëndrojnë në gatishmëri për të zbuluar rastet e reja, të punohet me pacientët me empati për shkak se shumë efekte negative vijnë nga diskriminimi social, preventiva dhe kontrolli për mospërhapje të rasteve brenda objekteve shëndetësore, si dhe ajo që është më e rëndësishme, komunikimi ndërshtetëror i vendeve të prekura me virusin.”,- deklaroi Hans Kluge nga OBSh.
Kluge po ashtu thotë se 95 të rasteve të reja janë regjistruar në Kinë, megjithëse virusi është përhapur në gjithsej 46 shtete.
“Gjithsej shifra e të prekurve nga virusi Korona është 81.104 raste, në gjithsej 46 shtete, nga të cilat në 20 janë në rajonin europian të OBSh-së. Mos të harrojmë se 95% e këtyre rasteve janë nga Kina, kjo është me rëndësi të thuhet për shkak se duhet pasur parasysh reagimin proporcional.”,- theksoi Hans Kluge nga OBSh.
Këto komente u bënë në forumin e dytë rajonal për shëndetësi, i cila mbahet në Shkup, nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
ZEKIRJA MEXHITI
