Maqedoni
Marrëveshja e Prespës, ekspertët: Është ngadalësuar implementimi
27.02.2020 16:43
Implementimi i Marrëveshjes së Prespës është duke u zhvilluar me hapa të ngadalshëm...

Implementimi i Marrëveshjes së Prespës është duke u zhvilluar me hapa të ngadalshëm, thonë ekspertët nga Athina dhe Shkupi. Nga “Eurothink” thonë se RMV është më e përpiktë në këtë drejtim, ndërsa Greqia më e ngadalshme.
“Implementimi po rrjedh. Mendoj se qeveria ka akoma punë për të bërë. Mendoj se nga pala greke duhet të punohet akoma për të implementuar frymën e plotë të marrëveshjes.”,- tha Janis Armakolas nga ELIAMEP.
“Ajo që ne mund ta konkludojmë është se pala maqedonase punon më intensivisht në implementimin e marrëveshjes, pala greke pak më me intensitet të ulët, por presim që të dy palët të jenë konstruktive dhe se implementimi do të rrjedhë pa pengesa, para së gjitha në evropianizimin e Maqedonisë, më saktë në raport me marrjen e datës për bisedime.”,- tha Ivan Stefanovski nga “Eurothink”.
Eksperti grek komentoi edhe deklaratën e VMRO-së se me ardhjen eventuale në pushtet do të rishikohet marrëveshja e Prespës. Sipas tij, po qese kërkohen një gjë e këtillë do të hapen probleme të reja dhe marrëdhëniet e dy shteteve mund të kthehen në situatën para se të nënshkruhet marrëveshja. Po ashtu kjo mund të ngadalësojë edhe integrimin e RMV-së në BE eksperti grek.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
