Maqedoni

Filipçe: Pacientja e prekur në gjendje stabile, janë izoluar të gjithë bashkudhëtarët e saj

27.02.2020 17:19

Pacientja e cila u konfirmua të jetë e prekur nga virusi Korona ndjehet mirë...

Pacientja e cila u konfirmua të jetë e prekur nga virusi Korona ndjehet mirë dhe nuk ka komplikime serioze shëndetësore, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai po ashtu ka bërë të ditur se epidemiologët i kanë vizituar të gjithë nëntë bashkudhëtarët në furgonin me të cilin kishte udhëtuar 50 vjeçarja e prekura nga virusi Korona. Bëhet fjalë për pesë familje, edhe atë dy në Shkup dhe tre në Strumicë, të cilat janë vënë në izolim shtëpiak.
 
“Të gjithë udhëtarët e furgonit janë në izolim dhe kontaktet që i kanë realizuar ata dhe është mirë se të gjitha kontaktet kanë qenë në kuadër të familjeve të tyre dhe në shtëpitë ku jetojnë. Të gjithë ata do të jenë në izolim. Vendi i izolimit caktohet në koordinim me MPB-në, pasi ata kanë kritere nëse mundet ndonjë objekt të sigurohet. Nëse ata vlerësojnë se ndonjë objekt sigurohet me vështirësi jemi të gatshëm t’i bartim njerëzit.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Ministri i shëndetësisë tha se për momentin rasti i 50 vjeçares që u kthye nga Milano e Italisë është i vetmi i regjistruar me virusin Korona në vend, pasi rezultatet e pacientes tjetër tek e cila kishte dyshime për virusi Korona kanë rezultuar negative. Pacientja në fjalë është njëra nga dy rastet të cilat gjatë ditës janë testuat në Klinikën Infektive në Shkup, respektivisht bëhet fjalë për një grua dhe bashkëshortin e saj të cilët kanë qëndruar në Romë të Italisë, por dy rastet pas analizave në klinikën infective kanë reultuar negativ.
 
GYLTENE SINANI