Maqedoni
Mehmeti: Maskat nuk janë mbrojtja kryesore nga Kovid 19
27.02.2020 18:10
Maskat nuk janë mbrojtës kryesor nga virusi Korona....

Për parandalimin e përhapjes së virusit duhet të ndërmerren edhe shumë masa të tjera, e sidomos duhet shmangur kontakti me persona të infektuar, prandaj ata duhet të izolohen derisa ata të kurohen, thotë Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti.
“Mbrojtja kryesore është mbrojtja e kontaktit nga teshtima, nga aspektet higjienike, pastrimi i duarve, ushqimet e ziera dhe uji i pastër. Tani maskat janë një nga mbrojtësit, por një njëri që ka virus të tillë mund ta transmetojë te tjetri. Është një nga mekanizmat mbrojtës, por nuk është mekanizëm kryesor në këtë rast, sepse ai cili është i diagnostifikuar me virus ose me diagnozë të caktuar ai duhet të rrijë në kushte spitalore ose nëse nuk ka aspekte klinike duhet të jete i izoluar.”,- deklaroi drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Mehmeti.
Mehmeti: Çdo i dyshuar duhet të kryejë analizat
Sipas Mehmetit, personat që paraqiten me simptoma se mund të jenë prekur nga virusi Korona, izolohen dhe marrin trajtim të veçantë deri sa të marrin rezultatin përfundimtare.
“Bëhet përpjekje që të konfirmohen edhe raste të tjera, të shihet a kanë rezultate pozitive apo negative nga virusi Korona. Sigurisht një kontroll më të konsiderueshëm kanë rastet që vijnë nga qendrat ku ka kriza të tilla, çdo person i dyshuar duhet të konfirmohet me laborator dhe me aspektet klinike të shfaqjes. Deri tani nuk kemi, pos rastit që u konfirmua dje, por sidoqoftë çdo rast duhet të ndiqet.”,- u shpreh drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Mehmeti.
Situata në Maqedoni ndiqet nga Komisioni për Sëmundje Infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ku janë ekspertët e fushës së epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
