Futboll
Messi largohet nga Barça, ja pse
07.10.2014 15:39
Duket e pabesueshme, por Lionel Messi është i pakënaqur me gjykimin ndaj tij për evazion fiskal...

Duket e pabesueshme, por Lionel Messi është i pakënaqur me gjykimin ndaj tij për evazion fiskal dhe kjo mund të sjellë edhelargimin e tij nga Barcelona, shkruan e përditshmja madrilene "AS".
4 herë "Topi i Artë" është futbollisti kryesor i Blaugranave dhe njëri prej kapitenëve të tyre dhe shpeshherë është shprehur se nuk dëshiron të largohet nga "Camp Nou" duke dashur të mbyllë karrierën aty.
Por, sipas "AS", gjykimi ka bërë që ai të ndërrojë mendjen dhe të mendoj për largimin nga klubi gjatë merkatos së verës.
A do të ndodhë diçka e tillë? Të presim e të shohim...
