Maqedoni

Gjykata Penale, seancë e re për rastin “Reket”

28.02.2020 11:34

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket”....

Seanca e djeshme është anuluar për sot për shkak të mungesës së ish kryetarit të komunës Qendër dhe biznesmenit, Vlladimir Todoroviq, i cili duhet të dëshmojë mbi propozimin e mbrojtjes së të akuzuarit të parë, Bojan Jovanovski- Boki 13.
 
Si dëshmitarë duhet të paraqitet edhe Lidija Janevska, e cila në seancën e djeshme nuk ka pasur ftesë të rregullt. Rasti gjendet në procedurë të dëshmisë dhe e udhëheq gjykatësja, Vaska Nikollovska- Masevska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Villma Ruskovska. Todoroviq është një nga 12 dëshmitarët e propozuar nga i akuzuari, Bojan Jovanovski. Gjykatësja, Vaska Nikollovska-Masevska, informoi se Gjykata e refuzon kërkesën e të pandehurit, Bojan Jovanovski, për pezullim të masës së arrestit. Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti, shtroi akt-akuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.
 
I akuzuari i parë, Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva, ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.