Botë

Kurti: Nga15 marsi taksë e pjesërishme për Serbinë

28.02.2020 12:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë. Kryeministri i Kosovës fton Serbinë që të zotohet se do të ndërpres fushatën për çnjohje dhe të nis eliminimin për barrierat ndaj Kosovës. 
 
“Nëse pala serbe zotohet për këtë, atëherë duke filluar nga data 1 prill Qeveria e Kosovës do të tërheq tërësisht tarifën në një periudhë prej 90 ditësh. BE të liberalizojë vizat para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk i heq barrierat dhe nuk pushon fushatën e çnjohjes, atëherë qeveria do të nis prej datës 1 prill reciprocitetin gradual. Nëse pala serbe nuk reflekton as pas kësaj atëherë, Qeveria e Kosovës nga data e caktuar do të rikthej tarifën”, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës.
 
Ndaj këtij vendimi ka reaguar ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se sonte Albin “mashtruesi” u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.