Botë

Kaliforni, vidhet makina me arkivolin dhe trupin brenda

28.02.2020 12:49

Mbrëmjen e së mërkurës, në një kishë në Pasadena të Kalifornisë.....

Mbrëmjen e së mërkurës, në një kishë në Pasadena të Kalifornisë u vodh një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda.
 
Sipas Abc7Chicago, vjedhja ka ndodhur rreth orës 19:45 në bllokun 700 të Bulevardit Rosemead.
 
“Të paktën bëni një të mirë dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin”, ka bërë thirrje Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles, nëpërmjet një postimi në Tëitter.
 
Sipas mediave, autoritetet ende nuk i dinë qëllimet e autorit ose nëse ai/ajo ishte në dijeni se kishte një trup brenda automjetit./Top Channel