Maqedoni

Virusi Korona, Cana: Simptomat, të ngjashme me gripin

28.02.2020 14:51

Të gjitha institucionet shëndetësore në vend janë të mobilizuara për t’u përballur me virusin Korona....

Infektologu, Fadil Cana, në emisionin “Mirmëngjes” në TVM2 theksoi se duke pasur parasysh se gjendemi në periudhën e gripit sezonal, simptomat mes gripit të zakonshëm dhe atij korona janë thuajse të ngjashme dhe mund të ngatërrohen lehtë nga qytetarët apo edhe mjekët që më parë nuk kanë hasur pacientë me virusin Korona.   
 
“Simptomat e gripit sezonal dhe virusit Korona janë pothuajse të ngjashme. Po ku është dallimi? Dallimi mes kësaj është se këtu kemi një gulçim, apo një rëndim të frymëmarrjes e cila është moment që pacienti patjetër duhet të kërkojë ndihmë shëndetësore.”,- tha mjeku, Fadil Cana.
 
Shqetësuese, sipas tij, është shpejtësia e përhapjes, e jo mortaliteti,  që sipas statistikave globale është i vogël.
 
“Në bazë të statistikave botërore, ky lloj virusi megjithëse ka një moralitet të ulët, ka një përqindje të kontagoizitetit, do të thotë mënyra e ngjitjes, është shumë në shprehje.”,- u shpreh mjeku, Fadil Cana.
 
Qytetarët duhet t’u përmbahen rekomandimeve të OBSH-së. Shumë e rëndësishme, por jo vetëm në këtë rast, është edhe higjiena personale dhe larja sa më e shpeshtë e duarve.
 
ZEKIRJA MEXHITI