Maqedoni

Premtimet në ekonomi, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

28.02.2020 17:18

Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, premtimet e partive po jepen...

Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, premtimet e partive po jepen sikur fushata të jetë në kulmin e saj.
 
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, shpalosi pjesë të platformës ekonomike që përfshin vende të reja pune, rritje të rrogës mesatare e të pagës minimale, mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe ulje të papunësisë. 
 
“Sigurojmë kthim të tatimit personal në dy vitet e para qeverisje për të gjithë të punësuarit e rinj deri në 29 vjet. Paratë do të shkojnë direkt në llogaritë e të rinjve. Kjo është pjesë e ofertës ekonomike në programin e ri të LSDM-së me të cilin dalim para qytetarëve.”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Programi ekonomik i LSDM-së është kritikuar nga oponenti i tyre politik, VMRO-DPMNE. Sipas tyre, Zaev nuk ka sqaruar se si premtimet do t’i realizojë në praktikë.
 
“LSDM nuk ofron koncept për një model të qëndrueshëm ekonomik, por premtime boshe populiste. Zaev nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e dhëna, ndërkaq premtimet e reja do të mbeten vetëm fjalë të tij, i cili veç më është pjesë e historisë së politikës maqedonase”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
 
MERAL ISMAILI