Botë

Së paku pesë të iranianë të vdekur në një zjarr në ndërtesën në qytetin Komo

28.02.2020 20:34

Në një zjarr që sot në mëngjes shpërtheu në një ndërtesë banesore në qytetin iranian Komo jetën e kanë humbur të paktën pesë persona...

Në një zjarr që sot në mëngjes shpërtheu në një ndërtesë banesore në qytetin iranian Komo jetën e kanë humbur të paktën pesë persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë dyvjeçar, ndërsa 38 persona janë lënduar.

Tani për tani nuk dihet se cili është shkaku i paraqitjes së flakës në ndërtesën me 228 banesa në qytetin e shenjtë Komo, njoftuan mediat amerikane.

Sipas raporteve të para, dy burra dhe dy gra kanë vdekur nga thithja e tymit në korridorin e ndërtesës ndërsa kanë tentuar të arratisen prej flakëve, ndërsa fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Zjarrfikësit i kanë evakuuar 160 persona të cilët janë robëruar në banesat e tyre kur zjarri ka shpërthyer rreth orës 3 të mëngjesit.
 
Televizionet kumtojnë se nga zjarri janë shkatërruar thuajse të gjitha automjetet në garazhin e ndërtesës banesore.
 
Komo, ku ndodhen besimtarë të vendit të shenjtë shiit, ishte qendër e infektimit nga koronavirusi në Iran, me 63 raste të konfirmuara deri më tani.
 
Irani me virusin e ri është vendi më i goditur në Lindjen e Afërt, ndërsa numri i rasteve të vdekjes sot arriti 34, që është më së shumti pas Kinës, ndërsa numri i të infektuarve është 388, transmetojnë agjencitë./mia