Botë

Në Rumani edhe dy raste me Kovid-19

28.02.2020 21:05

Në Rumani sot janë konfirmuar edhe dy raste të koronavirusit të ri...

Në Rumani sot janë konfirmuar edhe dy raste të koronavirusit të ri, me të cilin numri i të infektuarve tani arrin në tre.

Zëvendësministri i Shëndetësisë të Rumanisë Nelu Tataru deklaroi se bëhet fjalë për një burrë 45 vjeçarë nga rajoni i Maramuresh në pjesën veriore të vendit dhe një grua 38 vjeçare nga qyteti Temishvar.

Tataru informon se të dy para pak kohe janë kthyer nga Italia./mia