Maqedoni
Mot me diell me vranësira të vogla, temperatura deri në 14 gradë Celsius
29.02.2020 12:03
Moti do të jetë me diell me vranësira lokale të vogla deri mesatare....

Paradite përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 9 deri në katër, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej dy deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 11 gradë.
