Botë
Kumanovë, në aksident trafiku një i vdekur e një i lënduar
29.02.2020 15:37
Mëngjesin e së shtunës rreth orës 06.00 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit“...

Mëngjesin e së shtunës rreth orës 06.00 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë ka ndodhur një aksident në të cilin një person ka humbur jetën kurse tjetri ka përfunduar me lëndime të rënda trupore. Aksidentin e konfirmoi edhe MPB përmes një komunikate, në të cilën ndër të tjera thuhet:
“Të shtunën rreth 06.30 është njohtuar se në bulevardin “Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë makina e markës “Seat Leon“ me targa të Kumanovës, ka dalur nga rruga dhe është përplasur në shtyllat e betonit. Në Makinë kanë qenë M.S , (21 vjeç) dhe D.V. (21 vjeç), që të dy nga Kumanova . Që të dy kanë marrë plagë të rënda trupore dhe menjëherë janë dërguar në spitalin e Kumanovës, me çrast gjatë kontrollit është konstatuar vdekja e M.S. , kurse DV përshkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në Klinikat e Shkupit.“- thuhet pos tjerash në kumtesën e MPB.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur ekipet mjeksore si dhe prokurori publik dhe ekipi hetues i MPB.
FATLUM AQIFI
