Maqedoni
Filipçe: S’ka raste të reja me virusin Korona
29.02.2020 17:02
Kanë rezultuar negative analizat e pacientes e cila mëngjesin e sështunës është paraqitur për kontroll në Klinikën Infektive në Shkup....

Ajo ka pasur shenja të infeksionit në organet e frymëmarjes. Kishte udhëtuar në Itali ndërkaq më 26 shkurt është kthyer në vend me një anëtarë të familjes me makinën e tyre. Sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe për momentin s’ka raste të reja të të prekurve nga koronavirusi. Ai ka njoftuar se negative kanë rezultuar edhe rezultatet e shoferit të furgonit me të cilin kishte udhëtuar nga Italia gruaja tashmë e infektuar.
Koronavirusi nuk është hasur as tek personi i arratisur nga spitali I Shtipit si dhe shtetasja kroate e cila ka qenë me të. Ministri gjithashtu tha se s’duhet ngritur panik nëse bëhet izolim I ndonjë personi të dyshuar.
“Njerëzit mos të ngrenë panik kur do të catohet izolim, pasi kjo është për të mirën e tyre, për familjarët e tyre dhe personat përreth tyre, pasiqë vetëm kështu ruhet shëndeti I qytetarëve. Nuk është asgjë tragjike të rihet në izolim. Nëse rezultatet janë negative, atëherë njerëzit trajtohen sikurse gjithë të sëmurët nga një grip apo infeksion i organeve të frymëmarjes. Nëse rezultatet janë pozitive atëherë shkohet me protokolin e parashikuar për mjekim, sikurse për gruan e shtruar në klinikën infektive.“- tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Ministri i shëndetësisë poashtu njoftoi se pacientja e vetme e prekur nga koronavirusi është në gjendje stabile dhe ende mbahet në izolim në klinikën infektive, ndërkaq mjekët presin përmirësim të shpejtë të gjendjes së saj shëndetësore. Në izolim mbeten edhe udhëtarët që kanë pasur kontakt me të. Qeveria ka porositur që të anulohen gjitha ngjarjet publike deri më gjashtë mars.
Nga ministria e shëndetësisë kanë kontaktuar edhe konsulin në Itali, prej ku janë informuar se atje s’ka shteteas të Maqedonisë së Veriut të prekur nga koronavirusi. Megjithatë apelohen ata që kthehen nga Italia të informojnë konsulin e vendit atje për kthimin e tyre, me qëllim që autoritetet shëndetësore të kenë nën kontroll situatën.
MERALE ISMAILI
