Maqedoni
Tragjedia në Rramanli, shënohet viktima e gjashtë
29.02.2020 18:02
Rritet në gjashtë numri i të vdekurve nga tragjedia e para disa ditëve...

Rritet në gjashtë numri i të vdekurve nga tragjedia e para disa ditëve në fshatin rramanli që e shkaktoi shpërthimi i një bombole gazi.
Si pasojë e djegieve të rënda, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërroi jetë edhe gruaja 63 vjeçare e cila po trajtohej në spital me 80% djegje trupore. Lajmin e kanë konfirmuar nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, me çka numri i të vdekurve nga tragjedia në Rramanli rritet në gjashtë persona.
Në trajtim spitalorë janë edhe 10 vjeçari me 75% djegie të trupit dhe 30 vjeçarja me 80% djegie të cilët ndodhen në repartet intensive, si dhe 50 vjeçari i hospitalizuar në repartin e kirurgjisë plastike. 28 vjeçarja shtatëzënë, ka përmirësim të gjendjes së sajë shëndetësore ndërsa i ka shpëtuar edhe foshnja.
