Maqedoni
Zgjedhjet e 12 prillit, Mehmeti: Programet partiake,të jenë reale
29.02.2020 18:37
Me afrimin e zgjedhjeve të 12 prillit, gjithnjë e më shumë po vijnë në shprehje aktivitetet e partive

Me afrimin e zgjedhjeve të 12 prillit, gjithnjë e më shumë po vijnë në shprehje aktivitetet e partive jo vetëm në aspect të përgartitjes të programeve zgjedhore, vokabularit me të cilin duhet të dalin para votuesit, ashtu edhe përgaitjet e listave me kandidatë cilësorë për deputetë. Analisti Ibrahim Mehmedi për TVM2 ka pohuar se subjektet politike asnjëherë deri më tani nuk kanë realizuar në tërësi atë që e kanë premtuar gjatë fushatës.
“Është pikërishtë çështja e programeve zgjedhore të partive politike të cilat ose mungojnë, ose janë të hiperbolizume me premtime të cilat pastaj nuk realizohen dhe krijojnë dëshpërim edhe më të madhë. Ky fenomen ndoshta është më shumë e pranishme tek partitë politike shqiptare të cilat realishtë nuk kanë forcë për ti realizuar programet e tyre në tërësi, për arsye se në rastin më të mirë ato und të jenë partner të kualicionit qeveritar, por në këtë rast programet e tyre mund të realizohen vetëm një pjesë, por jo në pjesën më të madhe. Prandaj mendoj se është shumë me rëndësi që të ruhet besimi tek qytetarët ndaj partive politike dhe ato programe të jenë sa më reale.”- tha Ibrahim Mehmedi, analist.
Zgjedhjet e 12 prillit, Hoda: Nevojitej unifikimi i votës shqiptare
Analisti Besim Hoda përvec programeve dhe ofertave politike, komentoi edhe koalicionin mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa. Ai vlerëson si të dhimbshëm faktin e përfshirjes së pales maqedonase në terrenin shqiptar që sipas tij do të kontribuojë në shpërbërjen e votës shqiptare.
“Nga kjo jo që mund të kemi diqka kundër në mënyrën e funksionalitetit, por duke u nisur nga servilizmi, brenda strukturave politike shqiptare, në këtë katrahur dhe me këtë përqarje, ku nuk ka një kohezion mes subjekteve politike shqiptare, unë besoj se këto zgjedhje do të jenë sikurse edhe zgjedhjet tjera, mos edhe më keq, sepse hyrja e palës tjetër në terrenin tonë edhe e palës tjetër pa një komplet real të një bashkëpunimi do të jetë e dhimbshme.”- tha Besim Hoda , analist politik.
Sa i përket përpilimit të listave, subjektet politike kanë kohë për të vendosur më së voni deri më 12 mars dita kur të njejtat duhen dorëzuar në KSHZ, për verifikim. VMRO-DPMNE dhe BDI kanë konfirmuar se do të dalin të vetme në zgjedhje. Ndërsa pas koualicionit mes ASH dhe AA-së, javën që lame pas u zyrtarizua edhe koalicioni LSDM – BESA, I cili nga dy liderët u cilësua si koalicion historic.
FITIM KRYEZIU