Botë

Sojlu: Turqinë e kanë lëshuar 36.776 emigrantë

01.03.2020 14:17

Turqinë deri më tani përmes Edrenesë e kanë lëshuar 36.776 emigrantë...

Turqinë deri më tani përmes Edrenesë e kanë lëshuar 36.776 emigrantë, bëri të ditur mbrëmë ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu.

“Deri në orën 21.02 sipas kohës lokale përmes Edrenesë vendin tonë e kanë lëshuar 36.776 emigrantë”, bëri të ditur Sojlu në Tuiter, transmetoi agjencia Anadollia.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paraprakisht dje deklaroi se vendi edhe më parë ka paralajmëruar se nuk do të mund ta bart barrën e një vale të re të emigrantëve dhe se do të duhet t’i hapë kufijtë nëse vazhdon kriza e valës së emigrantëve nga Siria.
 
“Çka thamë para disa muajve? Thamë se do të duhet ta hapim kufirin tonë nëse vazhdon kriza. U shqetësuan, por nuk më besuan. Çka bëmë dje? e Hapëm.
 
Deri në mëngjes kufirin e kaluan afërsisht 18.000 emigrantë”, tha dje Erdogani. Gjatë kësaj ai porositi se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet të cilat ia ka dhënë Turqisë në lidhje me ndihmën në përballjen me krizën e emigrantëve.