Maqedoni

ASh kërkon debat televiziv Sela-Ahmeti, Osmani: Opozita të vendosë kush e përfaqëson

01.03.2020 14:40

Zyrtarë të Aleancës për Shqiptarët nëpërmjet rrejteve sociale prej disa ditësh kanë kërkaur debat televiziv...

Zyrtarë të Aleancës për Shqiptarët nëpërmjet rrejteve sociale prej disa ditësh kanë kërkaur debat televiziv mes kreut të kësja partie Ziadin Sela dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
 
Sekretari i përgjithsëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shkruar: “DuamDebat sepse pa debat nuk ka demokraci. DuamDebat sepse populli ka të drejtë të kuptojë kush duhet ta përfaqsojë. DuamDebat sepse nuk jemi më pak të mençur se popujt tjerë.
 
DuamDebat se nuk jemi Dele!”. Por zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thot se opozita para se të kërkoj debat duhet të merret vesh se kush e përfaqëson atë. 
 
“Një prej arsyeve pse BDI kërkonte aq shumë të bashkohen ishte edhe kjo që të dime se me kënd të debatojmë. Tani ne nuk dim me kë të debatojmë. Është mirë që ata të ulen njëherë të mirren vesh se kush është përfaqësues I opoziotës pastaj të dërgojnë kërkesë te ne me qëllim që ne ta shqyrtojmë. Tani ne nuk e dim se pse duhet vetëm em zotin Sela, pse jo me dike tjetër. Tani secili mund të kërkojë debat prej opozitës dhe vërtet na duhet një rend në këtë çështje për shkak se nuk ka shum kohë që të dalim në shum debate”, u shpreh zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.
 
Çështja e debatit televiziv mes liderëve në kampin shqiptarë u aktualizua sidomos pas debatit të realizuar ditë më parë mes kreu të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.