Botë

Rama, me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Kurtit! Haradinaj, Kurti të vazhdojë rrugën time

01.03.2020 15:06

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e taksës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Duke kritikuar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryemisnitri Rama thot se: “Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës” ka shkruar Rama në Tëitter.

Por nuk ka munguar reagimi I Haradinajt, I cili thot se Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov. “E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka shkruar Haradinaj në facebook.