Maqedoni
Arsovski: Raporti i KE-së, pozitiv për RMV-në
01.03.2020 16:08
Raproti- progresi për Maqedoninë e Veriut që do të publikohet nga KE duhet të jetë pozitiv...

Raproti- progresi për Maqedoninë e Veriut që do të publikohet nga KE duhet të jetë pozitiv pasiqë RMV ka plotësuar edhe kushtin e fundit nga vendet anëtare të BE-së, miratimin e ligjit për Prokurori Publike, thotë analisti politik, Petar Arsovski. Ai madje thotë se bazuar në deklaratat e zyrtarëve të BE-së, vendi ka gjasa edhe të merr datë për fillimin e negociatave në samtin e Këshillit Evropian më 26 dhe 27 mars.
“Mendoj se në raportin e rradhës duhet të presim tone më pozitive sidomos pas miratimit të Ligjit për Prokurori Publike dhe për reformat që u realizuan në ndërkohë si dhe për shkak të obligimit që KE e ndjen nga mosdhënja e vendimit pozitiv, rradhën e kaluar. Kështu që mendoj se raporoti do të jetë pozitiv .Nëse ndiqen deklarat e komisionerit Varheji mendoj se mund të presim edhe mundësi për hapjen të hapjes së bisediemv, respektivisht vendim pozitiv nga samiti i 27 marsit”, shprehet analisti politik Petar Arsovski.
Komisioni Evropian do të publikojë raport progresin për RMV-në dhe Shqipërinë në ditët e para të marsit.
Sipas disa informacioneve nga zyrtarët e Brukselit, para se KE të publikojë raportin, do të marrë qëndrimet individuale të shteteve anëtare të BE-së ndaj RMV-së se si do të veprojnë në samititin e rradhës për çështjen e hapjes së bisedimeve mes RMV-së dhe Bashkimit Evropain.
Ndërkohë, zyrtarët vazhdojnë me takimet diplomatike me ndërkombëtarët, me qëllim që të sigurojnë unanimitet nga vendet e BE-së, për të marrë vendim pozitiv për fillimin e negociatave.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
