Maqedoni
Virusi Korona, AUV: Qytetarët ti ndjekin rekomandimet
01.03.2020 16:49
Mënyra e të ushqyerit është një nga mënyrat më efikase në forcimin e sisitemit imunitar si masë preventive...

Mënyra e të ushqyerit është një nga mënyrat më efikase në forcimin e sisitemit imunitar si masë preventive në parandalimin e koronavirusit.
E qytetarët të shqetësuar thonë se kanë frikë nga produktetet të cilat ato i konsumojnë por se në këtë periudh ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente.
“Rekomandimet i marrim nga televizori për ushqyerje me pemë dhe perime më shumë këto ti konsumojmë. Nëpër dyqane ushqimet sjanë shumë të sigurta, duhet pasur kujdes nga ku vijnë ato prodhime më e mirë është të përgatisim ato tradicionale të shtëpisë".
“Nuk blej të gatshme se ua them të drejtën nuk kam besim. Në këtë kohë askujt nuk do i rekomnadoja ushqime të gatshme”
“Personalisht ushqehem shëndetshëm, e prefewroj atë më të vjetrin. Nuk jam i dhënë pas ushqimeve të konservuara”, shprehen qytetaret.
Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari njoftojnë se kanë ndërmarë të gjitha masat për ushqim të sigurtë, ndërsa apelojnë qytetarët të kenë kujdes me ushqimet nga shtazët.
“Agjencia për ushqim dhe veterinari si insitucion kompentet për sigurinë e ushqimit, kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e kafshëve dhe më e rëndësishmja shëndetin e qytetarëve, apelojmë qytetarët që maksimalisht tiu përmbahen udhëzimeve të OBSH-së me të vetmin qëllim ndaljen e përhapjes së virusit korona. Për shkak se bëhet fjal për një sëmundje e cila mund të ngjitet edhe përmes kontaktit me produktet nga shtazët, AUV në koordinim edhe me Odën e veterinerëve ka urdhëruar që edhe këta të fundit të infromojnë qytetarët për masat parandaluese për paraqitje të virusit korona. Është e domosdoshme të lahen duart pas çdo kontakti me kafshët apo edhe ushqimet me origjinë nga shtazët”, njoftojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.
Si rregulla parësore në lidhje me virusin korona autoritetet apelojnë ti kushtohet higjienës personale.
ZEKIRIJA MEXHITI
