Maqedoni

Ndahen bursa në të gjitha kategoritë: Studentët ankohen për vështërsi në aplikim; Fondacioni Albiz përkar drejtimet defiçitare

01.03.2020 17:05

Në MASH ka përfunduar procedura e dhënies së bursave për studentët në kategori të ndryshme...

Në MASH ka përfunduar procedura e dhënies së bursave për studentët në kategori të ndryshme, me crast janë ndarë mbi 3 mijë bursa në kategori të ndryshme.
 
Bursa u ndanë për kategori sociale të studentëve, për student që kanë arritur sukses mesatar të lartë, për studentë në profile ekzakte dhe bursa për kuadër për mësimdhënës në arsimin parashkollor.
 
Edhe përkundër numrit të madh të kategorive të bursave që ndahen, studentët thonë se shumica prej tyre nuk aplikojnë sepse kanë paqartësi gjatë aplikimit, përkundër asaj ë ndodh të rrefuzohen  ndonëse kanë mesatare më të lartë nga konkurentët tjerë.
 
“Aplikimi nuk është edhe aq i lehtë, kërkohen shumë dokumente që shpesh herë studentët gabojnë dhe rasti im është vitin e kaluar edhe pse kisha  një mesatare të lartë ,kisha probleme me dokumentet por sigurisht kur janë dkumentet në rregull nuk kemi pasur student që nuk ju ka dhënë bursë në grupin e caktuar”.
 
“Në vendin tone si janë rrethanat dhe kushtet ekonomike do të ishte e vlefshme sepse kushtet dhe standardet tona janë të ulta dhe do ishte një ndihmesë e madhe për secilin student”.
 
“Ka ndodhur tek shoqëria ime që kanë qenë me note mesatare shum të lartë por nuk ka marrë burse dhe dikush me mesater më të ulët ka marrë burse”, shprehen studentet.
 
Përvec në MASH studentët konkuruan edhe në Fondacionin Albiz i cili 9 vite me rradhë i përkrah studentët me bursa duke iu dhënë përparësi drejtimeve deficitare.
 
“Ne kemi numër të madh të aplikimeve mirëpo komisioni apo këshilli I donatorëve ka vendosur që 175 bursa ti ndajmë për këtë vit dhe mendojmë se është një numër i majftueshëm i studentëve që qarkullojnë tek ne sepse jo se të tjerët nuk janë studenttë mire por është numër I kufizuar”, theksoi Besir Dernjani nga fondacioni Albiz.
 
“Ndihma financiare që siguron Fonadacioni Albiz është një shtysë shum e madhe për neve si student dhe një motivim shumi madh dhe normalisht që ndikon shum pozitivisht në buxhetin tone studentor”.
 
“Kjo më motivon edhe më tutje për profesionin që un punoj dhe në drejtimin që un studjoj e studjoj arkitekturën”, shprehen studentet.
 
Studentët thonë se bursa që marrin ua lehtëson standardin studentor dhe është ndimë tejet  e madhe për motivimin e tyre të mëtejshëm.
 
FLUTURA LATIFI