Ministria e shëndetësisë, 24 orët e fundit nuk ka të testuar për Kovid 19; Virusi Korona, në Greqi dhe Itali regjistrohen raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë testuar pacientë të rinj nga virusi korona dhe nuk ka raste të reja të të sëmurëve...

Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë testuar pacientë të rinj nga virusi korona dhe nuk ka raste të reja të të sëmurëve nga ky virus në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Misnitria e shëndetësisë.
Sipas kësaj misnitrie edhe gjendja e pacientes 50 vjeçare e cila është prekur nga virusi korona është stabile.
“Ajo po mjekohet në repartin për izolim, nën monitorim të vazhdueshëm të ekipit profesionist të mjekëve sipas të gjitha protokolleve shëndetësore të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup. Pacientja nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e saj tashmë është stabile.” -thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nëherit Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të respektojnë vendimet për tubime publike dhe udhëzimet për udhëtimet jashtë vendit.
“Sa i përket gjendjes me koronavirusin bëjmë thirrje deri te qytetarët që të informohen vetëm nga informacionet zyrtare të institucioneve relevante. Deri më tani nuk ka shtetas tanë të infektuar nga ky virus, e as shtetas maqedonas të cilët janë në karantinë në Itali”, deklarojnë nga Ministria e shëndetësisë.
Ndërkohë Greqia ka konfirmuar se ka arritur në shtatë numri i të prekurve me koronavirus, përfshi një mësuese që jeton në Selanik me fëmijën e sajë dhe dy gra të tjera. Në Itali është rritur në 29 numri i të vikurve nga virusi korona.
Ndërkohë sipas mediave italiane të paktën 1128 persona janë konfirmuar të infektuar nga ky virus. Në Gjermani, njoftohet për 60 raste me virusin korona, ndërsa 185 fëmijë po testohen në një shkollë në Bon.
Armenia ka shënuar rastin e parë me koronavirus, Një burrë, 29 vjeç, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me koronavirusin e ri.
Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme. Autoritetet iraniane thanë më 29 shkurt se numri i të vdekurve nga COVID-19, ka arritur në 43 persona, ndërkaq 593 persona të tjerë janë të infektuar.
Dje u regjistrua edhe viktima e pare nga virusi korona në SHBA. Virusi, që fillimisht u shfaq në Kinë, në nivel botëror, deri më tani ka lënë të vdekur rreth 3,000 persona, ndërkaq, mbi 86,000 të tjerë janë infektuar.
MERAL ISMAILI
