Maqedoni

Migrantët nga Turqia: MPB gjendja në kufirin jugorë e pa ndryshuar; Soylu: 76,358 migrantë u nisën drejt BE-së

01.03.2020 17:51

Megjith paralajmërimet nga autoritetet turke se një fluks i madh migrantësh jo legal janë nisur nga Turqia drejt vendeve të BE-së...

Megjith paralajmërimet nga autoritetet turke se një fluks i madh migrantësh jo legal janë nisur nga Turqia drejt vendeve të BE-së, zrtarëte e MPB-së thonë se situat në kufirin jugorë tani për tani është e zakonshme.       
                                                                                                 
“Gjendja në kufirin jugorë është e pa ndryshueshme këtyre ditëve që do të thotë se kemi përpjekje stadnarde për hyrje jo legale në vendin tonë. Qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi MPB përkatësisht policia ështëe  përgaditur dhe vazhdimisht është e pranishme në kufirin jugor. Policisë tonë prej disa vitesh i ndihmojnë edhe pjestar të plicisë nga disa shtete mike dhe me forca të përbashkëta përballemi me të gjitha përpjekjet për hyrje jo legale në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Toni Angellovski nga MPB.              
 
Në këtë drejtim edhe bashkëpinimi me policinë grek dhe bullgare është në nivelin e duhur thot Toni Angellovski nga MPB. Por Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se dhjetëra mijëra migrantë kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian, që prej se Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë migrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane. 
 
Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian, Frontex, ka njoftuar se është në gatishmëri për t’i dërguar ndihmë Greqisë. Organizata për Migrantë e Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se “të paktën 13,000 persona” ishin mbledhur në kufirin ndërmjet Turqisë dhe shtetit anëtar të BE-së, Greqisë.
 
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu përmes një postimi në Twitter tha se 76,358 migrantë ishin larguar nga Turqia përmes provincës Edirne drejt kufijve me Greqinë dhe Bullgarinë.
 
Autoritetet greke, nga ana tjetër janë zotuar se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Siç bëhet e ditur policia greke kanë ndaluar 10,000 kalime ilegale të kufirit më 29 shkurt, në ditën kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se “do të hap dyert” për migrantët, që të kalojnë në vendet evropiane.
 
Poashtu policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
 
Mëngjesin e një marsit, Policia geke njoftoi se “mbi 500 migrantë” kanë arritur në territorin grek. 
 
BESIM ABDULLAI