Maqedoni

Vetura godet traktorin, humb jetën 61-vjeçari nga Kërçova

01.03.2020 18:13

Një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin e Kërçovës...

Një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin e Kërçovës, Trapçin Doll drejt rrugës Kërçovë- Gostivar.
 
Një veturë e tipit Audi e drejtuar nga një 20-vjeçar nga Zajazi ka goditur traktoristin tashmë të ndjerë 61-vjeçar, i cili po kyçej drejt magjistrales.
 
Nga MPB njoftojnë se pas ndërprerjes së si pasojë e aksidentit , rruga Gostivar – Kërçovë tashmë është lëshuar për qarkullim.