RDK, nuk mmerr pjesë në zgejdhjet e 12 prillit
RDK ka sjellur vendim se nuk merr pjesë në garën e 12 prillit...

Siç thonë nga kjo parti, një vendim I tillë vjen pas dështimin e partive opozitare shqiptare për krijimin e një blloku të shëndoshë opozitar kombëtarë, BESA, PDSH, LR-PDSH, RDK.
Nga vet fakti se partitë politike shqiptare, pa përjashtim, kanë dështuar në krijimin e një blloku të mirëfilltë opozitarë shqiptarë për tri dekada me radhë; Duke u nisur nga fakti i minimit të tentimit për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare e nisur pesë vite më parë nga ana jonë, nëmes RDK, LR-PDSH dhe UNITETI, i njohur si Koalicioni Aleanca për Shqiptarët; Duke u thirrur në refuzimin e fundit të idesë për bashkim të forcave opozitare PDSH, BESA, RDK, nga vet fakti se tanimë partia BESA ka përfunduar me koalicionin maqedonase-shqiptare, LSDM dhe partia BESA; Duke respektuar kërkesat e njëpasnjëshme tri dekadëshe të popullit shqiptarë, për unifikim dhe mospërçarje të votës shqiptare në vijë me të drejtat e kombit shqiptar; Duke u nisur me faktin se shteti i së drejtës është inekzistent, dhe se institucionet e shtetit nuk kanë bër as hapin më të vogël për zbardhjen e të vërtetës për shumë fenomene që e kanë karakterizuar Maqedoninë pluraliste, ndërsa kauza e RDK-së ka qenë ekskluzivisht betejë për sundim të së drejtës si dhe zbardhjen e të vërtetës për shumë fenomene shoqëroro-politike; Duke u thirrur në faktin se të gjitha garat zgjedhore, sidomos kjo garë e 12 prillit, është një garë jo e barabartë, përshkak të parave të majme, formale dhe jo formale, ku nuk ka vend për një garë fer dhe demokratike; Duke u thirrur në mendimin tonë, se gara e 12 prillit do të jetë gara më e pandershëme të mbajtura ndonjëherë; Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qëndrore, vendosi me unanimitet të plotë që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 12 prillit, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
